Историја

  • 2022
    • Banka emetoi me sukses obligacionin e dytë të përhershëm
  • 2021
    • Është prezantuar një produkt i ri - Tregtimi me arin investues, duke e bërë Unibanka AD Skopje banka e parë në tregun maqedonas që ofron këtë shërbim financiar.
  • 2020
    • Banka mori mirënjohje për kontributin e saj të veçantë në zhvillimin e Fakultetit Ekonomik - Shkup
  • 2019
    • Banka bëri hapin pionier në tregun financiar të Maqedonisë dhe lëshoi bonon e parë perpetuale
    • Kotacion të një emisioni bonosh private në shumë prej 5 milionë euro.
  • 2018
    • Aktivi i përgjithshëm i Bankës regjistroi rritjen më të madhe në sektorin bankar, me një normë prej 26%
  • 2013
    • Në Oksford, Angli, Banka fitoi mirënjohjen Banka më e mirë e vitit në fushën e shërbimeve financiare, nga Asambleja Evropiane e Biznesit.
    • Banka filloi të marrë pjesë në tregun zyrtar të Bursës së Maqedonisë të letrave me vlerë
  • 2012
    • Korporata Financiare Internacionale (KFI) i aprovoi UNI Bankës një linjë krediti, si një bankë emisione e programit të KFI, me ndihmën e të cilës do të financohet aktiviteti tregtar i shoqërive tregtare të importit dhe eksportit – klientë të UNI Banka
  • 2008
    • Banka fitoi mirënjohje për bankën më të mirë me aktiv më të vogël në Maqedoni, nga magazina e njohur ekonomike “Finance Central Europe”, me seli në Britaninë e Madhe -Londër
  • 2006
    • Në bazë të aktivit kalon nga një bankë e vogël në bankë të mesme
  • 2003
    • Transformimi pronësor i kapitalit aksionar të bankës.
    • U realizua një emision i ri aksionesh në një shumë të përgjithshme prej 2,0 milionë Euro.
    • Ndryshimi i strukturës së kapitali aksionar të Bankës prej 78,8%.
    • U intensifikuan aktivitetet e përmirësimit të funksionimit të Bankës, në mbështetje të strategjisë së re.
    • Banka mban emrin e ri Univerzallna Investiciona Banka sh.a. Shkup ose UNI Banka.
    • Banka ka fituar leje për ushtrimin e të gjitha aktiviteteve bankare në bazë të Ligjit për bankat.
  • 1993
    • Banka është hapur me emrin Banka Ballkanike sh.a. Shkup.
    • Në mbështetje të regjistrimit, Banka realizon të gjitha aktivitetet bankare.

Организациона структура

Менаџмент

Bordi Drejtues
Vladislav Hadzidinev ANËTAR I BORDIT DREJTUES/DREJTOR EGZEKUTIV   Vladislav Hadjidinev Z. Vlladisllav Haxhidinev ju bashkua Bankës në vitin 2015 si Drejtor Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit Drejtues të UNIBank SH.A. Shkup. Me ndryshimin e skemës organizative në vitin 2016, z. Haxhidinev u emërua Krye-drejtor i Financave, Anëtar i Bordit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv. Nga maji i vitit 2019, me skemën e re organizative, z. Haxhidinev kryen funksionet e Drejtorit ekzekutiv dhe Anëtarit të Bordit Drejtues. Para kësaj, z. Haxhidinev ka qenë pjesë e Bankës së Parë Investive SH.A. Sofi, Banka Popullore e Bullgarisë dhe Advi Korp në Londër, Në karrierën e tij ka përvojë pune në Bankimin Privat, Menaxhim me portofoli investimesh dhe tregtim të letrave me vlerë.
Z. Haxhidinev përgjegjësinë në Bankë e ka për funksionimin e: Drejtorisë të Financave dhe Kontabilitetit, Drejtorisë për Menaxhimin e Riskut; Drejtorisë për Menaxhimin e Vendosjeve Problematike, Drejtorisë për Teknologji Informative; Drejtorisë të Sistemeve të Pagesave, Drejtorisë të Operacioneve me Kartela dhe Drejtoria e Administrimit të Kredive. Z.Haxhidinev nuk ushtron pozita tjera përveç pozitave në Bankë.
Milka Todorova KRYE- DREJTOR EGZEKUTIV/ KRYETAR I BORDIT DREJTUES Milka Todorova Znj. Milka Todorova ka filluar me punë në Bankën Univerzale Investive SH.A. Shkup - UNI Banka në vitin 2011 si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në vitin 2018. Nga viti 2019 znj. Millka Todorova ushtron funksionin e Drejtoreshës Ekzekutive dhe Kryetares së Bordit të Drjtues të UNI Banka SHA Shkup, ndërsa me ndryshimet e statutit kryen funksionet e
Krye-Drejtorit Ekzekutiv dhe Kryetar i Bordit Drejtues të UNIBanka. SHA Shkup. Znj. Millka Todorova është përgjegjëse në Bankë për operimet e: Drejtorisë së Çështjeve Ligjore, Shërbimit të kontrollit të përputhshmërisë me rregulloret, Shërbimit të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, Drejtorisë Bankare të Korporatave, Drejtorisë së Bankës së Popullsisë, Drejtorisë së qendrës së Kredive, Drejtorisë së burimeve Njerëzore dhe Drejtorisë së Marketingu dhe reklamimit. Para se t'i bashkohej bankës, znj. Millka Todorova ka punuar dhe ka mbajtur disa pozita në Bankën e Parë Investive Sh.A. Sofi, dhe atë si: eksperte kreditore për bankingun e korporatave, zëvendës drejtoreshë për bankingun e korporatave, drejtoreshë e Drejtorisë të Kreditimit me pakicë si dhe anëtare e Bordit drejtues. . Gjithashtu në periudhën 2013-2014 ishte Drejtor ekzekutiv i
Unionbank SH.A: Sofi. Znj. Todorova është anëtare e pavarur e bordit mbikëqyrës të Sistemit Ndërkombëtar të Kartelave SHA Shkup.
Delcho Krastev

ANËTAR I BORDIT DREJTUES /DREJTOR EGZEKUTIV

Delcho Krastev Z. Delço Krastev ka filluar me punë në Bankën Univerzale Investive SH.A. Shkup- UNI Bank në vitin 2003 si Drejtor i Drejtorisë të kreditimit korporativ. Në vitin 2008 z. Krastev u emërua Drejtor Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit Drejtues të UNI Bank SH.A: Shkup dhe këtë pozitë e ushtroi deri në vitin 2016. Me ndryshimin e skemës organizative në vitin 2016, z. Krastev u zgjodh dhe u emërua Krye-drejtor për kreditim, Anëtar i Bordit drejtues dhe Drejtor ekzekutiv. Që nga maji i vitit 2019, me skemën e re organizative, z. Krastev kryen funksionet e Drejtorit ekzekutiv dhe Anëtarit të Bordit drejtues. Z. Delço Krastev është përgjegjës në Bankë për punën e: Drejtorisë së Klientëve strategjik, Rrjetit të degëve, Drejtorisë së thesarit, Sigurisë, Shërbimit për veprimtari jo-bankare dhe Shërbimit të Qendrës së kontaktit. Para se ti bashkohej Bankës, z. Delço Krastev ka punuar si Inspektor krediti në Bankën e Parë Investive SH.A: Sofi, . Z. Krastev nuk ushtron pozita tjera përveç pozitave në Bankë.
Bordi Mbikëqyrës
Svetozar Popov President Prva Investiciona Banka, Sofje, Bullgari Anëtar i Bordit drejtues, Drejtor ekzekutiv dhe Drejtor i përgjithshëm i rreziqeve në Bankën e Parë të Investimeve SHA Sofje – Republika e Bullgarisë.
Ralitsa Bogoeva Anëtar Prva Investiciona Banka, Sofje, Bullgari Anëtare e Bordit drejtues dhe Drejtore ekzekutive në Bankën e Parë të Investimeve SHA Sofje – Republika e Bullgarisë.
Janko Karakolev Anëtar Prva Investiciona Banka, Sofje, Bullgari Anëtar i Bordit drejtues dhe Drejtor i përgjithshëm i financave në Bankën e Parë të Investimeve SHA Sofje – Republika e Bullgarisë dhe anëtar i Bordit drejtues në Bankën e Parë të Investimeve SHA Sofje – Republika e Shqipërisë.
Konstantin Arnaudov Anëtar Prva Investiciona Banka, Sofje, Bullgari Drejtor i Bakingut korporativ në Bankën e Parë të Investimeve SHA Sofje – Republika e Bullgarisë.
Nikolay Dragomiretski Anëtar Ekobullteks SHA Sofje Drejtues dhe anëtar i Bordit të drejtorëve në Ekobulteks SHA Sofje – Republika e Bullgarisë.
Dejan Knezovikj Anëtar Shoqëria e avokatisë Knezoviq dhe bashkëpunëtorët, Shkup Partner drejtues i Shoqërisë së avokatisë Knezoviq dhe bashkëpunëtorët, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Сопственици и акционери

Vendndodhjet